Historiku

Shoqeria Private  “MOLLA”  shpk  eshte e krijuar me vendim gjykate Nr 6705 dt 14.10.1994 me seli ne Ishull-Shengjin (te vendosur ne vitin 2006. Kjo shoqeri eshte e krijuar me 2  ortak dhe  kryesishte Z.Fehmi Molla dhe Hysni Gjoci, ku me vendimin nr. 6775/1 date 03.10.2003 eshte ndare me ortakun Hysni Gjoci  dhe kuotat e shoqerise  i jane shitur ortakut te vetem Z.Fehmi Molla, kombesi Shqipetare,  sot banues ne Lagjen Varosh te qytetit te Lezhes;   me kapital  fillestar  100.000 leke ne cilesin e ortakut te vetem Z Fehmi Molla  dhe administrator i shoqerise.

Fillimisht  kjo shoqeri eshte krijuar me object te veprimtarise ne tregetimin e e produkteve te konsumit te gjere, te lendeve te para,materiale dhe paisje,te pijeve  freskuese sidomos ka ekskluzivitetin e tregetimit te prodhimeve te “Coca Coles” dhe te “Birres Tirana. Me gjithe konkurencen e pandershme ne prodhimin e pijeve freskuese ne Shqiperi, firma “Molla”, ka arriur ti mbijetoje tregut ne zonen e Lezhes e me gjere ne disa rrethe te Veriut. Keshtu kjo shoqeri  realizon nje xhiro vjetore  mesatare ne tre vitet e fundit  ne  shumen  prej  45 milon leke nga kjo per  prodhime te “Coca Coles” Tirane ne shumen  30 milon ,te “Birres Tirana  ne shumen 12 milon dhe te tjera 3 milon leke.    

Per  vitin 2006  eshte realizuar nje xhiro ne shifren e afarizmit ne shumen prej 90.501.837 leke kjo  sipasoje e rritjes se aktivitetit ne fushen e ndertimit dhe   po nderton nje pallat  me 17680 m2 ndertim  per nje periudhe 3 vjeçare.
Nga 100.000 leke kapital i nenshkruar ne vitin 1994 e ka rritur kapitalin  e saj ne 6.800 mije leke

Sipas treguesve paraprak  te bilancit te vitit 2007  shifra e afarizimit  arrin ne shfren 237.311 mije leke ose e barabarte  me shumen e afarizimit te viteve 2000-2006 te marra se bashku.

Kapitali i shoqerise ne fund te vitit 2007 arrin  paraprakisht ne shumen 35.477 mije leje duke realizuar nje rentabilitet ne masen 15.11%., shifer kjo mjafte kenaqeshme per treguesit tatimor.

Nga  treguesit historik te shkurter  kjo shoqeri  me gjithe konkurencen e madhe ne treg  ka tregues ekonomik   konsolidues  ne rritje  dhe konkuron me mjafte shoqeri te tjera analoge duke arritur  treguesit kryesore te tregetimit dhe te sherbimeve. Duke patur parasysh rritjen ne vite te aktivitetit te saj  ne vitin 2006  e transferoj seline dhe aktivitetin ne magazinat e ndertuara me sipermarrje dhe mjetet  e veta ne rrugen e Ishull-Shengjinit  ne token e blere prej 2000 m2 dhe magazina te ndertura prej 600 m2 me vlere 12 milon leke investim.Kjo shoqeri ka dhe mjete transporti ne shumen 6.900 mije leke.

Per vitin 2008 shoqeria “MOLLA” shpk  sipas afateve te lejes se ndertimit ka realizuar treguesit e meposhtem:

  • Vazhdimi ne ndertimin e objektit ne lagjen Gurra me vlere te situacionuar 361.494 mije leke.
  • Vazhdimi ne ndertimin e objektit ne lagjen “Beslidhja” me vlere te situacionuar  84.700 mije leke.
  • Tregetimi i mallrave dhe materialeve te ndryshme ne shumen 6.000mije leke. Rentabiliteti per vitin 2008 do te jete 27.1% ose nje fitim bruto para tatimit ne shumen 46.208 mije leke.
  • Per vitin 2008 parashikohen arketime nga shitja e apartameneteve te banimit dhe te dyqaneve ne shumen 528.310 mije leke, ku duke zbritur  shpenzimet dhe ato te deklaruara me larte , mbeten per te likujduar kredine e marre ne shumen 268.310 mije leke ose 2.190.300 euro, me nje rentabilitet 28%, ose nje fitim bruto 66.000 mije lek.  

Per vitin 2009 shoqeria “Molla”shpk sipas afateve te lejes se ndertimit do te realizoje treguesit e meposhtem:

  •   Vazhdimi ne ndertimin e objektit ne lagjen Gurra me vlere te situacionuar 185.090 mije lek.
  •   Vazhdimi dhe perfundimi i objektit ne lagjen “Beslidhja” me vlere te situacionuar 27.037 mije lek.
  •   Lidhjen e kontrates me z.Arben ZALLI, per ndertimin e objektit “Servis + Banese 2 kat + bodrum”, ne “Ishull-Shengjin”, Lezhe .

Konkluzioni:

Shoqeria”Molla” duke patur nje pervoje 12 vjeçare ne fushen e tregetise duke patur nivele mesatare dhe ne rritje te aktitvitetit privat , ku perveç kapitalit te pronarit jane rritur edhe aktivet e qendrueshme dhe konkretisht:

  • Blerja e tokes prej 2000 m2 ne Ishull-Shengjin per brije rruges se Portit dhe plazhit te Shengjinit me vlere 5 milon leke te reja.,te deklaruaea ne bilancin e vitit     
  • Ndertimi i magazinave  mbi kete toke me siperfaqe 600 m2  dhe te rrethuar komplet per tregitimin e prodhimeve te “Coca Coles” dhe te birres Tirana  me vlere  mbi 12 milon leke vetem kati i I-re, keto te deklaruara ne aktivitetin e vitit 2006.
  • Disponon aktive te tjera te qendrueshme per mjetet e transportit  ne vlere prej  6.973 mije leke.
  • Blerja e truallit per ndertim ne Lagjen Beslidhja ne shumen 150.000 euro, nga keto te likujduara ne shumen 95000 euro.
  • Per vitin 2007 , vit i cili ka realizuar xhiron me te madhe te gjithe aktivitetit te saj prej fillimit te aktivitetit duke relizuar nje shifer afarizmi prej 237.311 mije leke,me nje rentabilitet prej 15.11% ose nje fitim bruto te deklaruar ne tatime me vlere prej 28.678 mije leke.
  • Treguesit e deritanishem  flasin per nje rritje te madhe te te ardhurave te kesaj shoqerie dhe kjo eshte nje garanci  per punen e kesaj shoqerie dhe per tu kredituar nga bankat  per likujdimin e faturave  ne periudhat pik te punimeve.


PER SHOQERINE “MOLLA “ SHPK
ADMINISTRATORI

Femi MOLLA